Ngacmuan gratë e martuara, policia reagon për sherrin në Vlorë: Kush janë dy të lënduarit që përfunduan në spital

schedule20:49 - 6 Gusht, 2022

schedule 20:49 - 6 Gusht, 2022

Vlorë – Policia ka reaguar për sherrin e ndodhur pasditen e sotme në “Vega Beach” në Vlorë. Burime për ABC bëjnë të ditur se sherri mes personave të përfshirë ka ndodhur si pasojë e një ngacmimi që dy persona u kanë bërë disa grave. Më pas raportohet se kanë qenë burrat dhe familjarët e grave në fjalë të cilët janë konfliktuar me personat e pasjellshëm.

Sipas policisë në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit A. B., 38 vjeç dhe K. A., 42 vjeç. Policia sqaron se dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me tre shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, në plazhin e quajtur “Vega”, Vlorë.

Lexo edhe: U ngacmuan gratë, plas grushti në Vlorë: Gjakosen keq pushuesit

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në  konflikt.

/abcnews.al/