Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ngacmoi seksualisht të miturën në banesën e saj, pranga 65-vjeçarit në Sarandë

schedule16:35 - 17 Gusht, 2023

schedule 16:35 - 17 Gusht, 2023

Një 65-vjeçar është vënë në pranga në Sarandë, pasi ngacmoi seksualisht një 16-vjeçare në banesën e saj.

Pas marrjes së njoftimit nga e mitura, se në banesën e saj kishte hyrë një shtetas që tentonte ta ngacmonte seksualisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në këtë banesë dhe kanë arrestuar në flagrancë të moshuarin.

Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të 65-vjeçarit.



Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!