Një 56-vjeçar me iniciale T.Z. është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçare.
Policia njofton se e mitura ka bërë kallëzim ndaj tij, ndërsa tani materialet në lidhje me këtë ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“DVP Vlorë. Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Z., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 14 vjeçe se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./mv.abcnews.al