Analisti Skënder Minxhozi në emisionin “Real Story” në ABC News komentoi ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin në pak ditë.
Analisti u ndal përkatësisht tek atentati i ndodhur në Tiranë, ku mbeti i vrarë 28-vjeçari, Klaudio Prendi. Minxhozi komentoi edhe itinerarin e ndjekur nga autorët e vrasjes duke mos lënë asnjë gjurmë në një zonë që është e frekuentuar edhe nga patrulla të policisë edhe gjatë orëve të vona të natës.
“Të jetosh në këtë qytet e kupton që harta që ata kanë shkelur largësia që kanë përshkuar dhe mënyra e djegies së automjetit tregon që ka qenë një ngjarje e parapërgatitur. Ajo që godet është se si kanë gjetur një korsi kaq të lirë, pasi e dimë që ka një prezencë të policisë, që qëndrojnë në atë vend dhe shoh gjithmonë makina të parkuara e jo më një makinë tillë me targa greke edhe me siguri me shpejtësi. Pra i ka pasur të gjitha parametrat që policia që të ndalojë, dhe që ta ndalojë duhet që policia të jetë. Nuk po ngre akuza… Por si ka mundësi? Të jenë përshkruar 9 kilometra në aq pak kohë?, tha Minxhozi.
Gazetarja Etleva Delia gjatë fjalës së saj nënvizoi: “Ka diçka tjetër, vendi ku ka ndodhur ngjarja dhe lokali është një vend që frekuentohej nga punonjës policie, civile. Duhet të ketë hetim edhe në këtë drejtim. Makina e viktimës ka qenë e parkuar në një stacion urbani, dhe një patrullë policie duhet të bënte diçka. Janë disa komponentë bashkë që bëjnë disi përgjegjëse, patrullat…”
/abcnews.al/