12 shtetas kanë rënë në prangat e policisë të Tiranës për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin 33 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një market në rrugën “Ali Demi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin 37 vjeç, si dhe proceduan penalisht shtetasin 47 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë vjedhur një biçikletë në pronësi të shtetasit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin 37 vjeç, banues në Zall Herr, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin 23 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin 25 vjeç, banues në Derven, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një krehër me municion luftarak, si dhe dyshohet se ka nxitur një të mitur, për të përdorur lëndë narkotike.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
– 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrolin, për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë tensioni;
– 39 vjeç, 27 vjeç dhe 35 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
– 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar një autobuz, në bulevardin “Zogu i Parë”, dyshohet se aksidentalisht ka hapur derën e autobusit dhe si pasojë është dëmtuar shtetasja 78 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
–