Në 24 orët e fundit në vend janë realizuar 23, 655 vaksinime. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu bën me dije se deri më tani janë kryer mbi 450 000 vaksinime që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, ndërsa shprehet se ky proces nuk do të ndalet deri në vaksinimin e qytetarit të fundit.
Lexo edhe: 5 humbje jete dhe 108 raste të reja me COVID sot në Shqipëri
“Nga veriu në jug, vijon pa u ndalur vaksinimi masiv, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.
Ia kemi dalë të kryejmë mbi 450,000 vaksinime deri tani dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, shkruan Manastirliu.
Kujtojmë se ditën e sotme nga koronavirusi humbën jetën 5 pacientë dhe u regjistruan 108 raste të reja me Covid.
/abcnews.al/