Nga varrimi i Kacifas te problemet me drejtësinë, Fredi Beleri para ‘hetuesit’ Karamuço

schedule22:46 - 24 Mars, 2023

schedule 22:46 - 24 Mars, 2023

Fredi Beleri, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” u vu përballë “hetuesit” Ervin Karamuço. Ai iu përgjigj pyetjeve pikante duke filluar nga problemet me drejtësinë e deri tek varrimi i Kostandin Kacifas. Në fakt, ishte një inskenim nga ana e Arjan Çanit për të krijuar idenë e një seance marrjeje në pyetje.

Pjesë nga intervista:

Karamuço: Kjo është një seancë e marrjes në pyetje ndaj jush. Keni pasur ju i vogël një marrëdhënie të mirë me kafshët shtëpiake

Curri: Objeksion.

Beleri: Kjo është një pyetje që nuk ka lidhje me çështjen.

Karamuço: Dua të kuptoj personalitetin e tij që nga momenti që është rritur.

Curri: Klienti mund të përgjigjet nëse do por pyetja është irrelevante.

Beleri: Jam një fis barinjsh dhe sigurisht kam pasur marrëdhënie me kafshët

Karamuço: I përkëdhelnit?

Beleri: Po

Karamuço: Po me zjarrvënien kur keni qenë fëmijë. Pra nuk e keni qejf zjarrin?

Beleri: Jo, jo.

Curri: Zoti hetues pse ju intereson çështja e fëmijërisë

Karamuço: Sepse kam disa elementë që bëjnë pjesë tek manuali i trekëndëshit McDonald për të lidhur një personalitet me atë për çfarë është dyshuar gjatë gjithë kësaj kohe. Ju keni bërë ushtri?

Beleri: Jo

Karamuço: Jeni marrë me gjueti?

Beleri: Jo

Karamuço: Asnjëherë nuk keni përdorur një çifte apo shotgun?

Beleri: Jo.

Karamuço: Kur jeni larguar në Greqi.

Beleri: Në ’90.

Karamuço: Në ’94 ku keni qenë?

Beleri: Në Qipro.

Karamuço: Në ’95.

Beleri: Në Greqi.

Karamuço: Keni pasur probleme me policinë greke.

Curri: Kjo nuk ka lidhje me ngjarjet në Shqipëri. Klienti nuk duhet të përgjigjet.

Beleri: Po.

Karamuço: Jeni akuzuar për një vepër penale?

Beleri: Jam akuzuar dhe gjykuar për moskallëzim krimi për armëmbajtje pa leje.

Karamuço: Jeni dënuar?

Beleri: Jo.

Karamuço: Keni pasur ndonjë provblematikë me pasaportat tuaja në udhëtimet që keni bërë nga Athina në drejtim të një vendi të BE-së.

Beleri: Po kam pasur me një pasaportë. Ishte cështje identifikimi. Shkova në gjyq dhe dola i pafajshëm.

Karamuço: Kur keni ardhur në Shqipëri.

Beleri: Në 2014.

Karamuço: Ju kanë pëlqyer tezat e Vorio Epirit.

Beleri: Për mua nuk ekziston teza e Vorio-Epirit. Kam bërë aktivitet politik për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi.

Karamuço: Asnjëherë në mënyrë të dhunshme?

Beleri: Kurrë.

Karamuço: Keni pasur persona që vijnë në biznesin tuaj dhe flasin për këtë çështje?

Curri: Objeksion. Pyetjet janë të karakterit privat dhe njeriu në pronë të tij, mund të flasë për çfarëdo lloj gjëje që dëshiron.

Beleri: Në hotelin tim nuk kanë ardhur asnjëherë njerëz që kanë qëllime të mbrapshta ose kanë biseduar për gjëra që kanë të bëjnë me shkeljen e ligjit dhe të kushtetutës shqiptare.

Karamuço: Ju e dini ku ndodhet Peshkëpia?

Beleri: Nga ana gjeografike në google maps.

Karamuço: Keni marrë pjesë në protestat që kanë ndodhur pas vrasjes së Kacifas në Gjirokastër?

Beleri: Kam marrë pjesë tek varrimi dhe përvjetori.

Karamuço: Keni bërë thirrje për urrejtje kombëtare ose çështje të nacionaliteteve?

Beleri: Asnjëherë.

Karamuço: Probleme të tjera keni pasur me shtetin shqiptar.

Beleri: Po.

Karamuço: Në lidhje me hetimin që ka ndodhur pastaj je pushuar për mungesë provash apo jo.

Beleri: Në 2019 u regjistrua çështja. Isha person në hetim dhe në 2021 u mbyll sepse siç tha Prokurorja, nuk kisha lidhje me çështjen penale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!