Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Nga varri i Escobarit te favelat braziliane, aventurat ekstreme të shqiptarit që sfidon gazetarët

schedule09:05 - 12 Janar, 2026

schedule 09:05 - 12 Janar, 2026

Nga Republika Domenikane në “ABC e Mëngjesit”, sipërmarrësi lushnjar Xhorxho Nezha vjen si një aventurier modern që sfidon mite, gazetarë dhe frikën.
Sipërmarrësi shqiptar ka vizituar plot 76 vende të botës dhe ndalet vetëm për të ndarë histori që duken si film. Nga favela më e madhe e Brazilit, ku thotë se u prit me buzëqeshje, te Ekuadori e Maroku që, sipas tij, nuk janë aspak siç përshkruhen në media.

Xhorxho sfidon hapur perceptimet e Artan Hoxhës, duke thënë se nuk pa banda, krim apo rrezik, madje vizitoi edhe parcelat e hashashit pa asnjë incident. Në Kubë gjeti Shqipërinë e viteve ’90: pak kushte, por njerëz me zemër të madhe. Në Palestinë e Izrael ishte në 2012, kur realiteti ishte krejt tjetër nga sot.

Nga varri i Pablo Escobarit, te Transnistria, nga koleksioni unik i kartëmonedhave, te aventura e frikshme në Serbi në vitin 1999, Xhorxho Nezha ka një histori për çdo shtet. Sot jeton mes biznesit të ndërtimit dhe pasionit për udhëtimet, me një moto të qartë: bota nuk është aq e rrezikshme sa duket, mjafton ta njohësh.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!