Nga USA deri në Zelandën e Re, 320 konkurentë nga e gjithë bota, zbulohen risitë e edicionit të 19-të “Marie Krajës”

schedule09:55 - 14 Mars, 2023

schedule 09:55 - 14 Mars, 2023

Drejtori ekzekutiv i Festivalit ‘Marie Kraja’, Klejvis Saliaj dhe zëdhënësja Iva Tiço, kanë treguar risitë e edicionit të 19-të.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ata kanë zbuluar disa detaje të rëndësishme që nga pjesëmarrësit dhe deri te juria. Gjithashtu, kanë theksuar se këtë vit si rrallëherë përzgjedhja ka qenë shumë e vështirë, pasu në fazën e parë kanë qenë 320 konkurentë.

Janë dy netë, data 30 dhe 31, janë dy netët që do të jenë për publikun. Ndërkohë, data 29 siç e do edhe tradita e Festivalit çdo vit i dedikohet jurisë. 16 konkurentët e këtij viti do të garojnë përballë jurisë për të kaluar më pas të 16 në gjysmë finalen e parë dhe më pas në datë 31 që është finalja e madhe.

Këtë vit ka shumë gjëra ndryshe, pothuajse formula e konkurimit ka ndryshuar, prezantimi ka ndryshuar, komplet festivali ka ndryshuar, ka një pamje dhe fytyrë të re. Ne jemi shumë të lumtur që këtë vit risjellim një 16-she të konkurentëve që janë shumë të mirë. Sa vjen, vit pas viti, niveli i konkurentëve është gjithmonë e më i lartë. Këtë vit komisionet e seleksionimit fillestar janë përballur me një nivel tepër të lartë, 320 konkurentë që këtë vit kanë thyer çdo lloj kufiri. Konkurentë që na kanë ardhur nga Australia, Zelanda e Re, nuk ka ndodhur për hir të së vërtetës më përpara. Kemi pasur një interes jo vetëm të shumë agjencive europiane, por edhe në Amerikë”, u shpreh Saliaj.

 “Juria është një nga pjesët më prestigjoze të Marie Krajës dhe është një nga gjërat më të pandryshueshme në formulë. Janë gjithmonë drejtorë teatrosh nga më të mëdhenjt e Europës, producent. Edhe të gjithë këta, prandaj është edhe një pjesëmarrje kaq e madhe. Të gjithë konkurentët bëjnë çmos për të qenë përpara një jurie të tillë për të hapur portat e karrierës”, tha Tiço./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!