Nga Tottenham e Barça, adoleshentët e Shqipërisë U15 të emocionuar

schedule08:51 - 30 Prill, 2022

schedule 08:51 - 30 Prill, 2022

Kombëtaren shqiptare e pret një e ardhme mjaft e ndritur me talentet e vegjël që janë pjesë e akademive të klubeve të mëdha europiane.

Prej ditës së premte, ekipi kombëtar U-15 ka nisur përgatitjet në Durrës në kuadër të turneut “‘Josip Katalinski Skija“ që do të zhvillohet në Bosnje në datat 3-5 maj, teksa trajneri Dama ka grumbulluar 22 futbollistë të vegjël.

Dy prej tyre janë Elidjon Gjika dhe Leon Myrtaj, talentet kuqezi të cilët stërviten në dy prej klubet më të mëdha në Europë, Barcelona dhe Tottenham. Të dy futbollistët e vegjël janë grumbulluar për herë të parë me ekipin kombëtar, teksa nuk e fshehin dëshirën që një ditë të veshin fanellën e kombëtares A.

“Jam Elidjon Gjika, 14 vjeç dhe luaj për ekipin e moshave të vogla të Barcelonës. Kjo është hera ime e parë që vij në Kombëtare. Jam shumë i gëzuar që jam pjesë e këtij ekipi dhe uroj që të luaj edhe ndaj Bosnjes me skuadrën. Në të ardhmen kam dëshirë të luaj me ekipin e parë të kombëtares. Futbollisti im i preferuar? – Më shumë më inspiron Ronaldinjo” – thotë Gjika për fshf.org.

“Unë quhem Leon Myrtaj dhe luaj me ekipin e Tottenham në Angli. Është hera ime e parë që vij në ekipin kombëtar, jam shumë i lumtur dhe shpresoj se do ecim. Ëndrra ime është të luaj me ekipin e Tottenham-it dhe të luaj me ekipin e Shqipërisë, sepse e kam dashuri. KUQEZI” – shprehet talenti i vogël kuqezi. / fshf.org