Nga torturat tek përdhunimi në moshën 10-vjeçare, Aurora rrëfen historinë prekëse: Nga dhuna humba fëmijën!

schedule09:26 - 8 Mars, 2024

schedule 09:26 - 8 Mars, 2024

Një histori sa rrëqethëse dhe prekëse është ajo e Aurorës Dibrës së rrëfyer në “ABC e Mëngjesit” në ABC News. Në ditën e 8 Marsit, ajo vjen edhe me një mesazh për vajzat dhe gratë për të mbrojtur të drejtat e tyre.

“Kur kam qenë 10 vjeç kujdesesha për vëllain sepse ka qenë me aftësi të kufizuara mendore. Një ditë ikën dhe un dal ta kërkoj. Duke e kërkuar jam futur në një banesë për të parë dhe aty më kanë përdhunuar. Njëri bënte roje. Ata kanë qenë njerëz që vinin në shtëpinë tonë. Dhe më kërcënuan të mos tregoj sepse të vrasim babanë. Qysh në atë kohë unë kam ndryshuar shumë, dhe nuk lejoja askënd të më prekte me dorë. Vetëm babain kam pasur frikë. Ka pasur momente që na ka rrahur, ka rrahur edhe mamin.

Jeta e saj e shoqëruar me dhimbje por edhe dhuna, megjithatë Aurora tregon se pavarësisht të gjitha ka arritur që të mbledhë forcat dhe të ecë përpara.

“Sfida ka qenë edhe me vajzën pasi ka nisur të flasë shtatë vjeçe. Është diagnostikuar në Itali dhe tani me merr trajtime”, u shpreh ajo.

Ajo tregon se si shpëtim ka gjetur martesën me një person, 19 vite më të madh.

“Unë jam martuar në 2018, kjo ishte martesa e parë. Unë doja vetëm të largohesha nga Shqipëria për shkak të gjithë traumave që kam përjetuar. Ish-bashkëshorti ishte i dhunshëm. Më ka dhunuar dhe kam humbur fëmijën e parë nga ai. Ma ka vrarë fëmijën e parë në bark. Kam qëndruar një javë me hemorragji në shtëpi. Nuk më lejonte të shkoja në shtëpi. Pas një jave kam shkuar tek mami, dhe shkuam tek mjeku. Aty më thanë që jam rrezik dështimi. Mora mjekime, pasi shkova në spital më treguan që e kisha humbur fëmijën, isha vetëm 17 vjeç. I kam kërkuar mamit të kthehesha në shtëpi, por më thanë se vetë e ke marrë. Në këto 10 vite kam qenë e dhunume. Deri në 2012 nuk e kam ditur se mund ta denoncoja sepse kam pasur frike”, u shpreh ajo duke shtuar: “Më 1 shkurt 2014 hodha telefonin në det sapo mbërrita në Bari. Ndonëse besova se me partnerin e dytë mund të ndryshonte diçka, përjetova sërish të njëjtën dhunë, por këtë herë tek fëmijët e mi”, rrëfeu ajo.

Por pavarësisht vuajtje, sërish nuk e humbi shpresën dhe besimin.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!