Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Nga titulli kampion tek përjashtimi nga kampionati, çfarë po ndodh me Jiangsu FC

schedule14:39 - 29 Mars, 2021

schedule 14:39 - 29 Mars, 2021

Tashmë është zyrtare. Kampionët aktual të Kinës, Jiangsu FC, janë përjashtuar nga kampionati. Lajmin e ka konfirmuar vetë Federata Kineze e Futbollit përmes një deklarate zrtare.

Organi competent nuk e ka aprovuar liçensën CSL e si pasojë kampionët në fuqi nuk do të jenë pjesëmarrës këtë sezon. Në vend të tyre do të jetë Cangzhou, që u përzgjodh me short pas rënies një kategori më poshtë.

Sipas raportimit të “Titan Sports”, lojtarët dhe stafi do të largohen nga klubi pa u paguar pagat dhe në këtë mënyrë rrezikohet edhe falimentimi i klubit. Kujtojmë që Jiangsu FC është në pronësi të pronarëve të Interit, të cilët gjithashtu kanë probleme me klubin italian. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!