Nga Tirana drejt Jugut për plazh i armatosur, “Shqiponja” kap të riun me pistoletë në Jalë

schedule09:49 - 11 Korrik, 2021

schedule 09:49 - 11 Korrik, 2021

Një 30-vjeçar është arrestuar në zonën e plazhit në Jalë me armë me vete. I arrestuari është me inicialet M.K. nga Tirana, ndërsa është arrestuar nga  Forca e Posaçme “Shqiponja”.

Në njoftimin e policisë theksohet se i riu u kap në vendin e quajtur kampingu Jalë duke qarkulluar si pasagjer në një makinë.

Gjatë kontrollit në çantën e dorës u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

30-vjeçari tashmë do të përballet me akuzën e “armëmbajtjes pa leje”. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme./ Abcnews.al