“Nga tarifat do vuajnë te gjithe”, Lagarde: Rrezikojnë stabilitetin ekonomik dhe rritjen e inflacionit

schedule15:34 - 14 Mars, 2025

schedule 15:34 - 14 Mars, 2025

Lufta tregtare e Trump do të ketë pasoja të rënda për ekonominë globale dhe inflacionin. Paralajmërimin e ka bërë Presidentja e Bankës Qendrore Europiane Christine Lagarde, sipas të cilës nga masat tarifore do të vuajnë të gjitha palët e përfshira.

Sipas presidentes Lagarde tregtia pritet të dobësohet ndjeshëm, ndërsa çmimet pritet ti rikthehen rritjes duke zbehur përpjekjet e bankave për ta kthyer atë në objektiv.

Ruajtja e stabiliteti ekonomik në një epokë të re do të jetë një detyre e vështirë dhe do të kërkojë një reagim monetar shumë të kujdesshëm nënvizoi Lagarde.

Ndërkohë, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim thotë se tarifat do të kenë efekte të ndryshme në varësi të shteteve nisur nga raportet tregtare që kanë me Shtetet e Bashkuara. Në vlerësimin e fundit, parashikon një tkurrje të ekonomisë globale nga 3.5% në 3.2% për këtë vit, pikërisht nga impakti i masave tregtare.

Pasiguritë e shtuara pritet të kenë një impakt të konsiderueshëm veç tregtisë edhe në prodhime dhe në drejtim të investimeve të huaja. Tensionet tregtare, të kombinuara me luftën e vazhdueshme në Ukrainë po riformësojnë modelet e investimeve të huaja direkte sipas BERZH.

Investimet midis perëndimit, veccanërisht Europës dhe vendeve që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe Lindjes, janë ulur ndjeshëm. Si rezultat, shumica e këtyre investimeve janë zhvendosur drejt ekonomive lidhëse, vende që mbajnë marrëdhënie të forta me dy blloqet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!