“Nga taksat e larta te babëzia e qeverisë,” Sula: Pse fermerët dhe shqiptarët e blejnë më shtrenjtë naftën!

schedule16:40 - 18 Qershor, 2022

schedule 16:40 - 18 Qershor, 2022

Deputeti demokrat Dashnor Sula, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook akuzon qeverinë se vijon të “fryjë” xhepat me rriten e karburanteve, ndërsa fermerët dhe qytetarët po përballen me falimentin dhe luftën për mbijetesë.

Sula citon INSTAT, sipas të cilit në 3 muajt e parë të këtij viti për shkak të rritjes së çmimeve, qeveria shqiptare mori 342 milionë euro më shumë sesa ishte parashikuar nga taksat. Megjithatë, shton deputeti demokrat, këto para nuk janë rishpërndarë te qytetarët.

Ndërsa çmimi i naftës rritet me shifra rekord, Dashnor Sula thotë se taksa e vendosur te karburantet bën që Shqipëria të jetë sot në vendin e dhjetë në botë me naftën më të shtrenjtë.

POSTIMI I PLOTË

Pse fermerët dhe shqiptarët e blejnë më shtrenjtë naftën!

Teksa qeveria vazhdon të fryjë xhepat duke vjelë më shumë taksa nga rritja e çmimeve, fermerët po perballen me falimentimin, nërsa qytetarët me luftën për mbijetesë. Sipas INSTAT vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti për shkak të rritjes së çmimeve, qeveria shqiptare mori 342 milionë euro më shumë sesa ishte parashikuar nga taksat.

Këto para nuk u rishpërndanë për qytetarët që të zbusin sadopak krizën por shkuan si gjithmonë tek oligarkët, klientë e qeverisë. Kujtojmë që pak javë më parë u mblodh qeveria për të vendosur rimbursimin e oligarkëve.

Ndërkohë nga ana tjetër fermerët dhe qytetarët shqiptar po njohin rekord pas rekordi të çmimit të naftës. Dje Bordi i Rritjes së çmimeve pa transparencë e çoi çmimin e naftës 265 lek për litër, duke na bërë vendin e 10 në botë me naftën më shtrenjtë. Vlen të theksohet se jemi ndër të fundit në rajon për pagën mesatare.

Por përse e blejnë shqiptarët kaq shtrenjt naftën?! Përgjigja është: për shkak të babzisë së qeverisë. Më posht janë taksat që merren nga shteti ynë për një litër karburant:

40 lek për litër  akcizë3 lek për litër Takse Karboni

27 lek për litër Takse Qarkullim

0.61 lek për litër Takse Markimi

40.275 lek për litër Tvsh 20%

Plus marzhi fitimit të BORD Transparence

3 lek për litër

Plus kosto për Transporti 2 leke/liter

110 lek të reja taksa të ndryshme për një litër karburant.

Kjo është e vërteta të dashur bashkëkombasit e mi. Kriza e çmimeve është e vërtet qe nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por është po aq e vërtetë se qeveria Shqiptare është e fundit në Ballkanin Perëndimor sa i përket masave që ka marrë për të përballuar këtë krizë. Këtë e tha Banka Botërore, as unë e as opozita.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!