Nga stjuardesë u bë pilote, Xhesina Xhika tregon eksperiencën e saj në Dubai

schedule20:32 - 12 Gusht, 2020

schedule 20:32 - 12 Gusht, 2020

Pilotja Xhesina Xhika këtë të mërkurë në një intervistë për Frienzone ka folur për pasionin e saj dhe se si kaloi nga stjuardese në profesioniste.

Xhesina në fjalën e saj ka treguar ëndrra e saj lindi pas punës që ajo bënte si stjuardesë dhe nga aty lindi e gjithë dëshira për të qenë pilote.

Ajo tregoi se ka pasur mbështetjen e familjes dhe se ndihet e lumtur dhe aspak e diskriminuar në Dubai.

Gjithashtu Xhesina ka treguar eksperiencën e parë të saj si pilote dhe se si po trajnohet për rastet emergjente,por dha edhe informacion rreth liçencave.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se të gjithë të rinjtë duhet që të ndjekin ëndrrat e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!