Një sfond kurioz mbi Superligën del nga Spanja. Sipas asaj ë raporton gazeta “Sport”, Real Madrid dhe Barcelona në fakt priten të shpërlbehen për besnikërinë e tyre ndaj projektit të Superligës me një shifër që mund të arrijë deri në 1 miliard euro, gjithmonë nëse projekti vihet në punë.
Sa i përket klubeve që vendosën të braktisin anijen pas stuhisë së muajve të fundit, përkatësisht Atletico Madrid, Milan, Juventus dhe gjashtë klube të Premier League, një gjobë prej 300 milionë euro mund të vendoset në rast dështimi për të marrë pjesë.
Megjithatë, kjo nuk vlen për Interin, pasi klubi zikaltër që në zanafillë nuk pranoi të merrte pjesë në ndërtimin e Superligës./h.ll/abcnews.al