Nga Spanja në Itali, mesfushori shqiptar me ekip të ri

schedule21:17 - 19 Shtator, 2019

schedule 21:17 - 19 Shtator, 2019

Është shtuar numri i futbollistëve shqiptarë që luajnë në Itali. Mesfushori Dean Liço është larguar nga ekipi spanjoll i Leganes B dhe i është bashkuar Cannara ASD, në Serie D italiane. 19-vjeçari, i cili ka qenë dhe pjesë e Skënderbeut në të shkuarën, do të luajë këtë sezon me ekipin e Cannara.

Verën e shkuar, Liço u transferua te Sporting Lisbona, ku u aktivizua në ekipin B. Më pas, mesfushori u transferua te Leganes dhe tashmë, ka vendosur që t’i bashkohet ekipit të Serie D. Te Cannara, aktivizohet dhe shqiptari tjetër, mbrojtësi Klejdi Dedja./abcnews.al

Lico me ekipin e Sporting Lisbona

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!