Tashmë dihet se Eden Hazard nuk do të jetë më një lojtar i Real Madrid pasi vetë klubi e informoi këtë gjë duke i ndërprerë kontratën para disa ditësh.
Sipas raportimeve të “El Mundo Deportivo”, ylli belg duket se është i gatshëm të varë këpucët në gozhdë. Në moshën 32-vjeçare, blerja më e shtrenjtë deri më tani e Real Madrid duket se është lodhur nga dëmtimet e shumta dhe nga minutat e pakta në fushën e lojës.
Kështu, sipas tij, zgjedhja më e mirë do të ishte të largoheshe përfundimisht nga futbolli i luajtur./h.ll/abcnews.al