Vendimi i Maqedonisë së Veriut për hapjen e kufijve pa kushtëzime, respektivisht pa PCR test negativ për COVID-19, ka të bëjë edhe me hyrjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut në Kosovë.
Duke filluar nga kjo e hënë autoritetet përkatëse maqedonase dhe kosovare, bëjnë me dije se tashmë shtetasit e tyre do të mund të kalojnë, pa PCR-test negativ.
“Sipas parimit të reciprocitetit qytetaret nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga sot mund te hyjnë pa testin PCR në Kosovë.
Nga ky rregull përjashtohen shtetet që sipas ECDC klasifikohen në shtete me rrezik të lartë për Covid-19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.e.su./abcnews.al