Nga sot pas orës 22:00 “leje-dalje”, çfarë duhet të dini dhe dokumentet e nevojshme në e-Albania

schedule20:20 - 11 Nëntor, 2020

schedule 20:20 - 11 Nëntor, 2020

Nga sot pas orës 22;00 kushdo që do të duhet të lëvizë, duhet të ketë një leje të posaçme për arsye pune me turne, apo të domosdoshme.

Për ta marrë këtë leje, duhet të logoheni në llogarinë tuaj në portalin ‘E-Albania’ dhe të klikoni në opsionin ‘leje për dalje’.

Leja për punë vlen vetëm për fashën orare 22.00 – 06.00 dhe mund të përzgjidhet nëse do të përshkohet rruga me ose pa mjet qarkullimi rrugor.

– “Leje për arsye të domosdoshme” vlen për cdo ditë të javës brenda fashës orare 22.00 – 06.00 vetëm për qytetarët të cilët duhet të dalin në këto orare për nevoja specifike.

Pasi të zgjidhni shërbimin “Leje për dalje”, klikoni butonin “Përdor” e më pas përzgjidhni llojin e lejes që ju nevojitet;

Në rast se ju nevojitet leje për punë:

– Përzgjidhni opsionin “Leje për punë”;

– Përzgjidhni mënyrën e qarkullimit “Me mjet” ose “Pa mjet”

– Në rast se do të përzgjidhni opsionin “Qarkullim me mjet”, nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet automatikisht ne listë për përzgjedhje;

– Nëse mjetinuk është në pronësinë tuaj, plotësoni të dhënat duke vendosur targën dhe numrin e shasisë së tij me të cilin do të kryeni lëvizjen;

– Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit tuaj;

– Autorizimi do të miratohet vetëm për punonjësit e bizneseve, që lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas akteve normative

– Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe është i vlefshëm gjatë gjithë javës;

– Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.

Në rast se ju nevojitet leje për arsye të domosdoshme:

– Përzgjidhni opsionin “Leje për arsye të domosdoshme”;

– Shkruani saktë datën dhe arsyen e lëvizjes;

– Nëse lëvizja për arsye të domosdoshme do të bëhet me mjet, lutemi shtoni në aplikimin tuaj të dhënat e tij: Targën dhe numrin e shasisë ;

– Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania

– Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.

KUJDES! Policia do të verifikojë në kohë reale nëse një qytetar ka leje të miratuar ose jo. Kush nuk respekton orarin dhe email-in nga e-Albania do të sanksionohet nga punonjësit e Policisë sipas masave të parashikuara në legjislacionin në fuqi.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit

Menjëherë

Kostot
Pa pagesë

Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën [email protected]

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!