Nga Sllovenia drejt Italisë me dokumente false greke dhe thika me vete, arrestohet 44-vjeçari shqiptar

schedule09:33 - 19 Qershor, 2022

schedule 09:33 - 19 Qershor, 2022

Një 44-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia e Gorizisë për posedim të dokumenteve false të identifikimit.

Shqiptari u ndalua për kontroll në ish-kalimin kufitar Sant’Andrea dhe vinte nga Sllovenia.

44-vjeçari i dha efektivëve një patentë shoferi dhe kartë identiteti greke dhe të dyja dokumentet rezultuan tërësisht false.

Në kabinë u gjetën edhe dy thika, të dyja me teh 20 cm dhe gjatësi të përgjithshme 34, të fshehura poshtë një ndenjëseje.

Shtetasi shqiptar u arrestua në bazë të nenit 497 bis të Kodit Penal, i cili parashikon dënim me burg nga 2 deri në 5 vjet për këdo që posedon dokumente false të vlefshme për ekstradim.

Pas seancës për vërtetimin e arrestimit, Zyra e Emigracionit në Komisariatin e Policisë ka vendosur procedurat e dëbimit./Abcnews.al/