Nga Skavica te TEC-i i Vlorës, ambasadorja Kim tregon investimet e SHBA në Shqipëri

schedule21:35 - 23 Mars, 2021

schedule 21:35 - 23 Mars, 2021

Në një intervistë të dhënë këtë të martë për Log në ABC, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur në lidhje me marrëdhëniet  e shqiptarëve dhe amerikanëve.

Kim ka theksuar se janë qeveritë që kanë në dorë marrëveshjet, por janë njerëzit që bëjnë të mundur ngrohtësinë që ekziston mes dy popujve.

Sipas ambasadores tre prioritet kryesore të SHBA për Shqipërinë është demokracia, biznesi dhe mbrojtja.

Gjithashtu ajo ka theksuar se dy investimet më të shpejta të planifikuara është ai i Skavicës dhe një  TEC në Vlorë.

Mendoj që ne kemi një lidhje shumë të thellë dhe unike mes popullit shqiptar dhe atij amerikan dhe janë qeveritë të cilat firmosin apo nënshkruajnë marrëveshje. Por në fund janë njerëzit ata që bëjnë këtë lidhjen e përbashkët. Dhe është kjo ngrohtësia që nuk mendoj se e ndjej gjëkundi tjetër veçse këtu në Shqipëri. Ju mund ta dini që ne kemi tri prioritete për Shqipërinë. Demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin dhe po përparojmë në të tjera këto fusha.

Ajo që duam për Shkodrën, është që të bëjmë atë që po bëjmë edhe për pjesë të tjera të Shqipërisë. Unë e di që ky vend është duke vuajtur. Unë e di që njerëzit mund të thonë: 100 euro janë mirë, mjaftueshëm, më duhen, pra, jam gati të shes votën. Por dua që njerëzit ta mendojnë afatgjatë.  Në çfarë bote do të donit që fëmijët tuaj të jetojnë? Janë çështje shumë praktike. Ju e dini që janë disa investime të rëndësishme nga shtetet e bashkuara të cilat do ti sjellim këtu.

Për shembull një për Skavicën dhe një në Vlorë. Por do të doja të sillja investime të mëdha në Shkodër. Që do të thotë, vende të reja pune, që do të sillte aftësi të reja pune, edhe gjithashtu ide të reja, edhe shumë potencial për të ardhmen.

Por si mund t’ja propozoj këtë një biznesi amerikan? Nëse ky është vendi që vendos një person i cili është i përcaktuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit për çështje madhore korrupsioni në Shkodër? Për qytetarët e Shkodrës, si mund ta sjellin këtë person në Kuvend? Dhe kjo e bën vërtetë punën time të vështirë dhe e bën akoma më të vështirë tju ndihmoj”, ka thënë Kim.

Gjithashtu ajo ka bërë thirrje shqiptarëve që të mbajnë përgjegjësi për votën dhe të mos e shesin votën si një çmim ndaj të ardhmes së tyre.

“Për këtë arsye, ju kërkoj që qytetarët e Shkodrës, votuesit e Shkodrës, të mendojnë për këtë teksa shkojnë drejt kutive të votimit. Mos e shisni votën kaq lirë. Mendoni për këtë. Ju keni fuqinë e votës, që do të thotë, edhe përgjegjësi. Dhe kjo vlen më shumë se cdo gjë tjetër që këta njerëz të korruptuar duan t’ju japin. Dhe njërëzit e Shkodrës nuk janë të tillë. Kjo nuk është historia juaj, dhe kjo nuk duhet të jetë e ardhmja juaj”, është shprehur ndër të tjera ambasadorja.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!