Me mbi 150 mijë klientë të dëmshpërblyer prej më shumë se një dekadë, ku vetëm vitin e kaluar mbi 17 mijë persona përfituan dëmshpërblimin e tyre pranë kompanisë. ALBSIG pjesë e Grupit Kastrati është kthyer në lider në treg për shyerjen e dëmeve.
Në një konferencë për shtyp në ambjentet e reja në ndërtesën ikonike në ndërtesën ikonike Downtown One, Dritan Kastrati, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i ALBSIG, theksoi se rezultatet e kompanisë në trajtimin dhe pagesën e dëmeve janë një dëshmi e qartë e korrektësisë dhe seriozitetit që ALBSIG ka ndërtuar ndër vite.
“Ky standard i lartë i korrektësisë ndaj klientit është ai që ka ndërtuar reputacionin e ALBSIG si një shoqëri me baza të forta financiare, transparente dhe të përkushtuar ndaj përgjegjësisë që kanë marrë përsipër. Në këtë mënyrë jo vetëm mbrojmë klientin tonë, por forcojmë edhe më tej besimin edhe të industrisë së sigurimeve në Shqipëri.
Plarent Hamzaj, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ALBSIG tha se qëndrueshmëria dhe besimi janë themelet mbi të cilat kompania ka ndërtuar zhvillimin e saj ndër vite.
“Qëllimi ynë është të ndërtojmë një marrëdhënie të qëndrueshme, jo vetëm nëpërmjet kontratave të sigurimit, por të ofrojmë zgjidhje dhe të mbrojmë jetën, shëndetin, pronën dhe investimet e klientëve tanë”
Ervin Spahiu, Drejtor i Përgjithshëm i ‘ALBSIG JETË’ u shpreh se kompania është sot lider në tregun e sigurimeve të jetës, me një pozicionim të qartë në vendin e parë.
“Do vijojmë me të njëjtin përkushtim siç e kemi treguar edhe deri tani dhe në vazhdimësi, do kemi më shumë inovacion dhe qëllimi kryesor është ruajtja e reputacionit në treg si një kompani që ofron siguri, stabilitet dhe besim”
Elton Korbi, Drejtor i Përgjithshëm i ‘ALBSIG INVEST’, foli për ecurinë e fondeve private të pensioneve dhe rëndësinë e tyre si mjet alternativ kursimi.
“Albsig Invest ka siguruar kthimin më të mirë të fondit të pensionit mbi 5 – 5.5 përqind vitin e kaluar. Kjo është siguruar falë edhe investimeve në kohën e duhur që ne kemi bërë për fondet e pensionit të anëtarëve tanë”.
Në fund të konferencës, Viola Sella përfaqësuese e menaxhimit të ndërtesës Doëntoën One, theksoi rëndësinë që ka prania e emrave të rëndësishëm të sektorit financiar shqiptar, por dhe e bizneseve të tjera në këtë kompleks.
Downtown One nuk është thjesht një godinë, por një projekt që mishëron vizionin modern të zhvillimit urban dhe standardet më të larta të ndërtimit në vend.
Ky kompleks përfaqëson bashkimin e inovacionit, teknologjisë dhe arkitekturës bashkëkohore, duke krijuar një hapësirë ku puna, jeta dhe komuniteti bashkëjetojnë në harmoni.
Investimi që përfaqëson besimin e Grupit Kastrati në potencialin e tregut shqiptar, tregon se standardet europiane nuk janë më një objektiv i largët, por realitet që po ndërtohet çdo ditë në zemër të Tiranës./abcnews.al

