Nga shtigjet e gjelbra te bursat për studentët te Piramida, Veliaj takon Michael Granoff në SHBA: Do të bashkëfinancojmë 3 nisma të mëdha

schedule15:13 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 15:13 - 12 Dhjetor, 2023

Pas suksesit të Qendrës TUMO te Piramida e transformuar, Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) po përgatiten të bashkëpunojnë në tre projekte të reja të suksesshme. Gjatë vizitës në SHBA, kryebashkiaku Erion Veliaj u takua me CEO-n e AADF-së, Michael Granoff, me të cilin janë dakordësuar për të bashkëfinancuar 3 nisma të mëdha, që do u vijnë në ndihmë të rinjve për të marrë një profesion të së ardhmes.

“I lumtur që takova mikun e dashur dhe partnerin tonë, Michael Granoff, CEO i Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), pas mbledhjes së bordit në Nju Jork. Viti 2024 do të jetë fantastik për të rinjtë, IT dhe parqet e Tiranës! Bashkia e Tiranës dhe AADF do të bashkëfinancojnë 3 nisma kryesore:

– Ecole 42, do të vijë te Piramida, si niveli më i lartë arsimor i Qendrës Tumo.

– Bursa të plota gjatë vitit 2024 për të gjithë studentët e Tiranës, që duan të ndjekin kurset digjitale.

– Shtigje të gjelbërta, që do të lidhin Liqenin e Tiranës me atë të Farkës, me një dizajn ekologjik dhe aventura për familjet.

Pas suksesit me Pazarin e Ri dhe Piramidën, mezi po presim të përveshim mëngët për këto punë të reja!”, shkruan Veliaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!