Nga shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit te ndërprerja e internetit mes Finlandës dhe Suedisë/ Karamuço: Rusia është epiqendra e çdo gjëje

schedule09:12 - 4 Dhjetor, 2024

schedule 09:12 - 4 Dhjetor, 2024

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se Rusia është epiqendra e çdo gjëje, që nis dhe përfundon çdo skenar destabilizimi, në Europë, në Ballkan dhe në Azi.

Ai ka deklaruar në emisionin “ABC e Mëngjesit” se Rusia ka organizuar gjithçka, nga shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, ndërprerja e internetit mes Finlandës dhe Suedisë deri hedhja në erë e një depoje të madhe ndihmash për Ukrainën në Britani.

“Po ndodh çdo ditë në Europë. Dje më e fundit ka qene ndërprerja e lidhjes së internetit midis Finlandës dhe Suedisë. Në Britani hodhën në erë një depo të madhe të ndihmave për Ukrainën, hodhën në erë fabrikë municionesh që ishte e destinuar të ndihmonte Ukrainën. Në Çeki kanë bërë namin me linjat hekurudhore. Ka shumë gjëra. Telefonata për bombë, sulmi që na ndodhi në Kosovë. Është skemë ruse. Të gjitha gjërat janë të lidhura.

Rusia është epiqendra e çdo gjëje. Aty nis dhe përfundon çdo skenar destabilizimi, në Europë, në Ballkan dhe në Azi.

Mund të kalojë në një luftë më të nxehtë, pasi mund të përplasen për burimet natyrore shumë të rëndësishme. Edhe Trumpi tha do iki lart, ku është rusi, do filloi kërkimet. Ajo është një zonë e paqartë se kujt i përket. E vura unë flamurin këtu dhe më përket mua”, u shpreh eksperti./abcnews.al