Shqiptarët kremtojnë sot festën kombëtare, shpalljen e Pavaresisë. Vlora është zemra e festimeve.
Aty u mbajt ceremonia shtetërore e nderimit në Sheshin e Flamurit, me pjesëmarrjen e krerëve më të lartë të shtetit. Në këtë qytet, si çdo 28 Nëntor, kanë ardhur qindra vizitorë nga trojet shqiptare.
Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut nuk i pengoi as koha me shi për të ardhur në Shqipëri e për t`iu bashkuar festimeve për 111 vjetorin e pavarësisë.
Disa prej tyre iu drejtuan Vlorës ndërsa të tjerë Tiranës për të shijuar paradën që do të organizohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.