Nga shënjestra e SHBA-së në “41-bis”! Profili i Shullazit, SPAK: Vrau biznesmenin në ashensor

schedule20:08 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 20:08 - 8 Dhjetor, 2020

Pas 15 vitesh SPAK zbardhi vrasjen e biznesmenit të njohur Vajdin Lamaj. Ai u ekzekutua me shpërthim eksplozivi në ashensor, krim i ndodhur më 27 shkurt 2005. Në këtë ngjarje vdiq dhe shoku i tij, Artan Arsi.

Lexo edhe: SPAK: Shullazi vrau Vajdin Lamen 15 vite më parë, Lul Berisha në kërkim për ekzekutimin e rivalit

Nëpërmjet një reagimi zyrtar SPAK njoftoi se autorët e këtij atentati janë: Emiljano Shullazi, i cili ndodhet në burg, Viktor Ymeri dhe anëtarët e tjerë të bandës së Durrësit, mes të cilëve Lul Berisha.

Por kush është Emiljano Shullazi?

Emiljano Shullazi është ndaluar dhe arrestuar disa herë nga policia për kërcënime dhe armëmbajtje. Në nëntor të vitit 2011 ai u lirua nga burgu pasi kreu dënimin prej 7 vjetësh e 4 muaj burg për trafik droge.

Për një kohë të gjatë ishte cilësuar si drejtuesi i një grupi kriminal që vepronte në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Por në 2016 ai përfundoi sërish në pranga. Emiljano Shullazi tani ndodhet në qeli i dënuar për gjobëvënie. Prej gushtit ai u izolua në sistemin “41-bis” ku vijon që të jetë akoma, ndërsa procesi ndaj tij ndodhet në Apel.

Arrestimin e tij në 2016 e përshëndeti edhe ambasadori amerikan i asokohe, Donald Lu, që e cilësoi si një hap pozitiv dhe tha se pret që cështja të shkojë përpara në mënyrë serioze dhe të pavarur.

Disa muaj para arrestimit emri i Emiljano Shullazit u përmend nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë Donald Lu, si shembulli i kriminelëve që lëviznin lirshëm në Shqipëri./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!