Nate ka zgjedhur Shqipërinë për të jetuar.
“Une jam nga San Diego California dhe kam ardhur të jetoj në Shqipëri…”
Pse Shqipërinë?
“Si shtetas amerikanë ne kemi mundësinë për të jetuar në shumë vende të botës, kam qenë duke udhëtuar cdo tre muaj derisa pash që Shqipëria mikpriste vërtetë amerikanët kështu që e vendosa dhe u zhvendosa ketu”
Nate, si shumë të huaj të tjerë, ka gjetur kushtet ideale për të punuar dhe jetuar në vendin tonë. Përtej hapësirës institucionale ky sipërmarrës thekson se marrëdhënia me shqiptarët ja ka bërë qëndrimin më të lehtë.
“Shqiptarët janë shumë mikpritës, ky është tipari dallues nga të gjithë vendet e tjera të Evropës që kam vizituar; është shumë e thjeshtë të jetosh këtu. Po ashtu ky vend ka shumë për të ofruar, kultura por edhe ushqimi është i mrekullueshëm”
Përfaqësues të zyrës së punës thonë se procedurat e thjeshtuara për të huajt në Shqipëri kanë rritur kërkesat vit pas viti.
Vetëm pak muaj më parë qeveria shqiptare njoftoi miratimin e një leje të posacme për rezidentët jo shqiptarë, të cilët me një procedurë të vetme aplikimi mund të qëndrojnë lirisht në Shqipëri./abcnews.al