Nga Rudina Hajdari, djali i Olldashit te i biri i Besnik Mustafajt, kush janë kandidatët e PD-së që vijnë nga familje të njohura

schedule16:00 - 29 Prill, 2022

schedule 16:00 - 29 Prill, 2022

Emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtarë të PD në Kuvendin e Sali Berishës janë kryefjala e momentit në çdo media.

Fillimisht, nga lista e zbardhur nga ABC, ata që tërhoqën më shumë vëmendje ishin emrat e njohur të ekranit, nga aktorë, këngëtarë deri te mjekët që kanë punuar me përkushtim në këtë periudhë të vështirë pandemie.

LEXO EDHE:  Nga Bleona Qerreti, Bujar Kapexhiu, mjeku Alimehmeti te moderatorja e njohur, kush janë të famshmit që kandidojnë për një post në PD

Megjithatë, disa kandidatët që duket se po bëjnë zhurmë janë edhe fëmijët e famshmëve të politikës.

Bëhet fjalë për djalin e ish-ministrit të ndjerë, Sokol Olldashi, Glauk Olldashi dhe Andi Mustafaj, djali i ish-ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj.

Gjithashtu, edhe pse e njohur tashmë në politikë përmes figurës së saj, një kandidate që vjenë ga familje politikanësh, është Rudina Hajdari, e bija e liderit të demokracisë, Azem Hajdarit. Sakaq, Klevis Balliu, i cili ka qenë deputet i Partisë Demokratike, por që njihet edhe si djali i gazetarit të njohur, Fahri Balliu.

Kujtojmë që Kuvendi Kombëtar do të nisë në orën 10:00, ku pritet të ketë fjalime nga pjesëtarë të rëndësishëm të PD-së. Në orën 14:00 do të nisë votimi për Kandidatët e Këshillit Kombëtar dhe votimi do të vazhdojë deri në votuesin e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!