Nga rrjeti i drogës, te tentativa për vrasje, kush janë autorët e plagosjes në Tiranë

schedule09:30 - 14 Tetor, 2021

schedule 09:30 - 14 Tetor, 2021

pranga për plagosjen e Aleksandër Nikolli 27 vjeç dhe Xhulio Vellës 25 vjeç pasditen e djeshme në kryeqytet ka rënë Fatjon Palushi, Daniel Manushi, dhe njëri prej të plagosurve Nikolli, ndërkohë që është shpallur në kërkim Islam Xhetani.

Ky i  fundit rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. I riu ka qenë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli pasi Gjykata e Matit, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprën penale “Vrasje me dashje mbetur në tentative kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Në 2016 është bërë ekstradimi i tij nga Sofia/Bullgari, ku u bë i mundur arrestimi i  tij.

Jo më pak i  njohur rezulton Fatjon Palushi. Ai është arrestuar në operacionin e qershorit të Komisariatit nr. 2 për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ku u prangosën në total 12 të rinj të zonës së ish-Parkut të Autobusëve. Palushi ishte pjesë e grupit që merrej me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e ish-Parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”. Në këtë rast Palushi u la në ‘arrest shtëpie’.

Lexo edhe: Plagosja e dyfishtë në Tiranë, tre në pranga, si nisi sherri, njëri nga autorët ishte në “arrest shtëpie”

Gazetarja e “ABC”, Xhensila Kodra raporton se i arrestuari tjetër si autori i dyshuar i plagosjes është 27-vjeçari Daniel Manushi i cili njihet si tip problematik. Manushi është me precedent penalë, pasi 4 vite më parë  më 28 nëntor 2017 qëlloi me armë zjarri duke plagosur plagosi agjentin e krimeve Ermal Bregu, të komisariatit nr. 1, i cili në momentin që u godit ishte jashtë shërbimit. Agjenti Bregu asokohe dëshmoi se ngjarja kishte ndodhur për shkak të një konflikti banal mes tyre. 27-vjeçari rezulton me nënshtetësi gjermane pasi ka lindur në këtë shtet dhe herë pas here udhëtonte drejt këtij vendi.

Lexo edhe: FOTO/ Ky është autori i plagosjes së dyfishtë në Tiranë, 4 vite më parë qëlloi policin

Të gjithë të dyshuarit për plagosjen në Tiranë janë me precedentë të mëparshëm penalë. Shkak i ngjarjes së djeshme dyshohet se ka qenë një sherr i momentit, por nuk përjashtohet as mundësia për çështje droge. be.k/Abcnews.al

Islam Xhetani, në kërkim

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!