Nga rikthimi i grupit të njohur te jeta si baba, rrëfehet Kastro Zizo

schedule09:20 - 14 Shkurt, 2022

schedule 09:20 - 14 Shkurt, 2022

“Hero” është kënga që riktheu pas shumë vitesh grupin e famshëm “2 Farm”. Kastro Zizo ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi detaje nga rikthimi i grupit dhe planet që kanë së bashku. Ai zbuloi për gazetarët se përveç kësaj kënge, bashkë me anëtarët e bandës kanë menduar që të sjellin dhe një album.

“Vendosëm që të rikthehemi pas 20 vitesh nga kur kemi nxjerrë albumin tonë të parë. Kemi menduar që të bëjnë një koncert me këngët e vjetra dhe të sjellim një album të ri.”, tregoi Kastro. Ai u ndal gjithashtu dhe te kënga që i ka dedikuar nënës së ndjerë, që mban titullin “Asaj”.

“Është një dedikim që i kam bërë nënës së ndjerë. Kaluan disa vite dhe erdhi natyrshëm për ta bërë në këtë moment. Të gjithë dhimbjen që kisha e dhashë në një copëz aty bashkë me kompozitorin.”, tregoi Kastro duke u ndalur më pas dhe te familja e tij.

“Kam qenë një baba i sertë. Bëni si them unë por mos bëni si bëj unë. Mendoj se jam një baba i ndërgjegjshëm. Dante është një ndër arsyet e ridimensionimit tim jetësor.“, tha mes të tjerash ai.

/abcnews.al