Nga reagimi i pandjeshëm i Vanessa Hudgens deri tek përcjellja e mesazheve pozitive, mësoni reagimet e personazheve të famshëm

schedule10:15 - 20 Mars, 2020

schedule 10:15 - 20 Mars, 2020

Që nga shpërthimi i koronavirusit, personazhe të famshëm kanë  treguar mbështetjen e tyre, ose të paktën angazhimin, në mediat sociale, shpesh me qasje të ndryshme.

Disa kanë treguar natyrën e tyre simpatike dhe të dashur, ndërsa të tjerët kanë  treguar një sens humori – i cili nganjëherë ka shfaqur edhe reagime tek fansat , pasi shumë mund të mendojnë se nuk është koha e duhur për shaka.

Më poshtë janë disa  nga reagimet  ndaj shpërthimit të Covid-19:

1.Coldplay

 

https://www.instagram.com/tv/B90Ft_knpuT/?utm_source=ig_web_copy_link

Performanca në shtëpi kishte për qëllim rritjen e moralit dhe shpirtit të fansave që janë në shtëpi të vetë-karantinuar . Martin performoi hitet më të mëdha të grupit Yellow , Trouble , Viva La Vida , A Sky Full of Stars and Up & Up  me një kitarë piano dhe akustike.

2.John Legend

 

https://www.instagram.com/tv/B920EARl9XS/?utm_source=ig_web_copy_link

Artist amerikan John Legend, tregoi vlerësimin e tij për gjestin e Coldplay  dhe realizoi po të njëjtën gjë  më 18 mars.

3.Vanessa Hudgens

https://youtu.be/EaPk9yT2CfY

Aktorja Vanessa Hudgens, e njohur më shumë për interpretimin e Gabriella Montez në serialin muzikor të Disney , ka treguar një anë të pandjeshme për shpërthimin e virusit. Në Instagram, ajo tha: ““Është një virus që e respektoj atë, por në të njëjtën kohë, të gjithë mund të infektohemi , si, po, edhe njerëzit do të vdesin. Është e tmerrshme, por, e pashmangshme? përfundoi Vanessa videon me një shaka. Pas reagimeve kundër saj ajo më vonë kërkoi falje për të gjithë.

4.Naomi Campbell, Kim Kardashian dhe Bella Hadid

Supermodelja Naomi Campbell e ka marë shumë seriozisht mbrojtjen e saj nga virusi duke u veshur  me një kostum të bardhë  Hazmat,  një maskë blu, syze dhe doreza gjatë një fluturimi për në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles.

Të njëjtën gjë postoi edhe Kim Kardashian dhe Gigi Hadid.

5.Ariana Grande, Taylor Swift dhe Lady Gaga

Yjet e popit Ariana Grande, Taylor Swift dhe Lady Gaga nuk e kanë marrë lehtë shpërthimin. Ato  kanë këshilluar fansat e tyre në mediat sociale të tregohen të kujdesshëm në lidhje me përhapjen e virusit duke praktikuar distancën sociale për të parandaluar përhapjen e mëtejshme, e cila është një nga metodat më jetësore për të luftuar virusin.

https://www.instagram.com/p/B9u3HXNlSAv/?utm_source=ig_web_copy_link

6.Miley Cyrus, Mark Ronson dhe Diplo

Çfarë kanë të përbashkët ylli i pop-it Miley Cyrus dhe DJ-producentët Diplo dhe Mark Ronson?

Ata i rikujtuan ndjekësve të tyre që gjithmonë t’i lajnë duart – në një mënyrë komike. Miley Cyrus dhe Mark Ronson i qëndruan besnik artit të tyre duke treguar teknikat e larjes së duarve me muzikë.

https://www.instagram.com/p/B9U0Kw7Hy9T/?utm_source=ig_web_copy_link

7.Katy Perry dhe Justin Bieber

Katy Perry dhe Justin Bieber dërguan lutje dhe mesazhe pozitive duke postuar video për të treguar mbështetjen e tyre për viktimat e koronavirusit, veçanërisht në Kinë, që ishte epiqendra e shpërthimit./abcnews.al