Nga punëtor ndërtimi, në heroin e Juventus: Gatti, pasardhësi i Chiellini

schedule16:21 - 12 Maj, 2023

schedule 16:21 - 12 Maj, 2023

Gatti ishte heroi i Juventusit në mbrëmjen e djeshme kur bardhezinjtë u ndeshën kundër Sevilla në Torino, ndeshje e vlefshme për sfidën e parë të gjysmëfinales së Europa League, ku mbrojtësi italian shënoi në minutën e 97-të duke barazuar kështu rezultatin.

Historia e Federico Gatti, është ajo që  çdo tifoz futbolli e ëndërron të paktën një herë në jetë. Bredna natës, arrinë lavdinë, libër me tregime apo histori filmash që ndonjëherë ndodhin në jetën reale. E gjitha kjo edhe më shumë i ka ndodhur Gattit në katër vitet e fundit. Nga të qenit murator dhe të luajturit në Serie D te Juventus, në vetëm katër vjet.

Për Gattin ishte edhe më e vështirë. Ai nuk kaloi asnjë akademi presitgjoze. Ai, i cili është nga Rivoli, një qytet në perëndim të zonës metropolitane të torinos, luajti në moshën 17-vjeçare për Pavarolo, skuadra nga një qytet i vogël në Piemonte që ndodhet në anën tjetër të qytetit të madh të Torinos.

“Pasdite stërvitesha ndërsa në mëngjes punoja. Kam punuar në tregje për të shkarkuar arkat me fruta dhe perime. Dy vjet më parë isha murator dhe instaloja dritare, pasditeve stërvitesha në baltë, fusha të ngrira dhe të ftohta. Kjo është një ëndërr”, tha ai.

Gjithçka eci shumë shpejt për të. Verbania nënshkroi me të në Serie D dhe më pas Pro Patria në Serie C. ai zgjati vetëm një sezon në secilën kategori. Në vitin 2021 ai luajti për Frosinone. Vetëm pak muaj, në dimër, Juventus pagoi 5 milionë euro për atë që ishte bërë një nga mbrojtësit më të mirë në Serie B.

Shumë e konsiderojnë Gattin si trashgimtarin ideal të Chiellini, mbrojtësin e fuqishëm dhe padyshim ikonik të Juventusit dhe Italisë./ h.ll/abcnews.al