Sipërmarrësi shqiptar, Jimmy Arbëri po korr një sukses shumë të madh në fushën e biznesit në Zvicër. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se fillimisht ka punuar në restorante, hapi picerinë e tij të parë, ku krijoi dhe kontaktet e shumta. Edhe kjo bëri që të kalonte në fushën e pasurive të paluajtshme, ku ka marrë shumë apartamente dhe pallate në pronësi.
“Këto vite që jam në Zvicër, kam filluar me gastronomi, me restorante. Kam kryer fakultetin në Prishtinë për ekonomi dhe kam shkuar në Zvicër. Nga ai moment nuk jam ndalur kurrë, kam punuar tepër në restorante. Kam punuar me gatime. Fillimisht e kam nisur me një piceri. 1990 kam punuar si kamarier dhe më pas kam çelur restorantin e parë pas një shkolle që kam kryer me profesorët nga e gjithë bota, ku kam marrë dhe një licensë. Kështu me thënë të drejtën, gastronomia më ka ndihmuar të krijojë kontaktet dhe të bëhem pjesë e ‘real state’. Kam filluar nga zero me restorantet, pastaj pas 2-3 vitesh kam filluar me shtëpinë e parë. Kam pasur fat të blejë shtëpi në Zyrih dhe t’i lëshojë me qira. Është fat sepse çmimet janë shumë të larta. Unë funksionoj në mënyrë klasike, pasi nuk kam kapitale të huaja”, u shpreh Jimmy./abcnews.al