Franca po ndihmon Shqipërinë për konsolidimin e kodit të ri penal.
Përpara samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, kryeministri Edi Rama u prit nga presidenti Emanuel Macron në Pallatin Elyse.
Asistencën e qeverisë franceze për draftin e kodit penal, në përputhje me praktikat europiane , shefi I qeverisë, e zbuloi gjatë takimit me ministrin e drejtësisë Gerald Darmanin.
“U takuam me ministrin Gérald Darmanin, për të folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standartet e me praktikat më të mira europiane. ”
Kodi I ri penal nuk ka nisur ende diskutimet në kuvend. Ndërsa qeveria ka ndërmarrë një sërë takimesh konsultuese me grupet e interesit për përmisimin e ti si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
Ndërsa kryeministri Rama, në daljet e fundit, ka ngritur alarmin për numrin e lartë të paraburgimeve, duke paralajmëruar ndërhyrje ne ligjet e drejtësisë.


