Universiteti i Gjirokastrës këtë vit të ri akademik ka qenë zgjedhja edhe të rinjve që jetojnë në trevat shqiptare.
Besard dhe Albulena janë nga Lugina e Preshevës por kanë vendosur të studiojnë për infermieri në jug të Shqipërisë.
Një nder arsyet e forta që kanë marrë këtë vendim është njohja e diplomës edhe përtej Kosovës.
Në Gjirokastër janë mirëpritur dhe ndihen mirë. Të rinjtë nga Lugina e Preshevës janë të përjashtuar nga taksa e studimit ndërsa akomodimi iu është ofruar falas nga bashkia.
Tërheqja e studentëve nga trevat shqiptare është një mundësi e mirë edhe për vetë Universitetin Eqerem Çabej që vitet e fundit po përballet me numër të ulët studentësh e degë që rrezikojnë mbylljen./abcnews.al