E ardhmja e Renato Sanches kalon nga PSG.
Sipas gazetës portugeze “Record”, pavarësisht propozimit të parqitur nga Milani për transferimit e mesfushorit të Lille dhe kombëtares portugeze, lojtari nuk duket i gatshëm të shkojë në Milano.
Marrëveshja me PSG duket se është duke u zhvilluar mirë. Sanches do të preferonte të mbërrinte në Paris dhe kështu të gjente trajnerin e tij të ri, Cristophe Galtier.
Gjithashtu fakti që aty do të gjente kolegë si Messi, Mbappe, Donnarumma apo Hakimi, e tundon atë./ h.ll/abcnews.al