Nga “Portokallia”, marrëdhënia me Flor Binajn deri te planet për fëmijë, Irgen Çela i thotë të gjitha

schedule10:36 - 7 Shtator, 2020

schedule 10:36 - 7 Shtator, 2020

Aktori i njohur i humorit Irgen Çela ka rrëfyer shumë të pathëna në ABC e Mëngjesit. Fillimisht ka folur për pushimet me familjen që i ka kaluar në Spille.

“E vetmja gjë që më ka bërë përshtypje është se për shkak të pandemisë nuk i thosha dot që nuk vëjmë dot foto. Se ata vinin me shumë dashamirësi. Këtë vit ishin më pastër, ndoshta për fat të keq për shkak të pandemisë”, tha Çela.

Më tej ai ka folur edhe për humorin që të trashëguar nga i ati. Sakaq, ka treguar se nuk ka ende në plan një fëmijë të dytë.

“Sensin e humorit e kam të lindur më pas të kultivuar. Nga babi kryesisht. Kur më thonë prindërit kur do e bësh të dytin. I them po ju se une jam cuni i vetëm. Ata heshtin.  Nuk kemi ende diçka për një fëmijë të dytë”, u shpreh aktori.

Ndërsa më tej, Irgeni konfirmoi se sezonin e ri do të jetë në Portokalli, ndërsa është ndalur edhe tek marrëdhënia me Flor Binaj.

“Me Florin jemi bërë si burrë e grua. Që në fillimet kur unë shkova në Portokalli para 6 vjetësh, ai më ka mbështetur. Unë kam mësuar shumë prej tij se kishte më shumë eksperiencë.

Unë do jem në Portokalli në Top sezonin e ri. Mamaqi nuk dihet ende nëse do të bëjë një film për shkak të situatës nga pandemia”, përfundoi aktori.l.k/abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!