Nga përqafimi me Viallin te Jorginho e Spinazzola: Rrëfehet Roberto Mancini

schedule19:18 - 9 Korrik, 2021

schedule 19:18 - 9 Korrik, 2021

Roberto Mancini ka folur shkurt për finalen e Euro 2020 me Anglinë. Më gjatë do të flasë nesër në konferencë për shtypin, teksa në deklaratën e bërë në rrjetet sociale ka bërë një përmbledhje të rrugëtimit fantastik të kombëtares së kaltër deri tani.

Do të jetë një ndeshje e bukur, Anglia është shumë e fortë dhe solide, e kanë merituar të jenë këtu. Unë gjithmonë kam menduar se mund t’i shkojmë deri në fund Euro 2020, pasi besoj gjithmonë te gjërat pozitive.

Edhe djemtë janë treguar fantastikë, ata kanë besuar që nga momenti i parë, edhe pse nuk ka qenë fare e thjeshtë të mbërrinim në finale“, deklaron Mancini, i cili kujton duelin që hapi Euro 2020, fitoren 3-0 ndaj Turqisë.

https://streamable.com/1q06gr

S’e harroj ndeshjen e parë me Turqinë. Ditë dhe kujtim i bukur, pasi u rikthyen edhe tifozët në stadium. Më pas ndeshja me Zvicrën, Locatelli na hapi dyert e kualifikimit me golat e tij, ama nuk ishte një ndeshje e lehtë“.

Italia vuajti ndaj Austrisë në duelin e raundit të 1/8-ve, kualifikim që erdhi në shtesa falë rrjetave të Federico Chiesa dhe Matteo Pessina. Goli i juventinit solli çlirimin e madh, teksa Mancini e festoi me Gianluca Viallin, me të cilin formonte një dyshe spektakolare në sulmin e Sampdorias vite më parë.

Një përqafim çlirimi, pasi ishte ndeshja e parë me eliminim direkt“. Më pas erdhën sukseset me Belgjikën dhe Spanjën, të cilat trajneri i Italisë i kujton në këtë mënyrë. “Goli i Insigne na qetësi, edhe pse më pas erdhi penalltia e Lukakut.

 

Dedikimi për Spinazzolën pas kalimit në finale

Le të themi që mund të ishte dhënë penallti edhe pa ndihmën e VAR-it… Goli i Jorginhos në gjysmëfinale? Ai ka një qetësi olimpike, kështu që edhe ne ishim të qetë. Është fantastike kur i godet Jorginho penalltitë“.

Në fund dedikim për Leonardo Spinazzolën, i cili e mbylli aventurën në Euro 2020 për shkak dëmtimi. “Keqardhje e madhe që nuk mund të luajë finalen me ne, por është fakt që mbetet mbrojtësi anësor më i mirë në Euro 2020“, përfundoi Mancini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!