Nga Përputhen në Kuvend, Ori Nebijaj pranon postin e deputetes

schedule12:46 - 9 Nëntor, 2022

schedule 12:46 - 9 Nëntor, 2022

Moderatorja, Oriela Nebijaj ka konfirmuar se do të pranojë mandatin e deputetes. Moderatorja, e cila aktualisht drejton emisionin “Përputhen” do të zëvendësojë kështu në listën e Partisë Demokratike në Tiranë, Grida Dumën që u dorëhoq dje. Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Panorama.

Nebijaj kandidoi më 25 prill në qarkun e Tiranës, ku mori 5606 vota preferenciale. Nebiaj ishte renditur e 18 në listën e PD-së, por pas rirenditjes në bazë të votave preferenciale ajo u ngjit një vend më sipër. Ende nuk dihet nëse do ta ndërpresë rrugëtimin në TV për t’ju përkushtuar politikës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!