Nga listat, te djegia e mandateve dhe roli i Bashës, Imami tregon në “Log” pse humbi sërish PD

schedule22:02 - 29 Prill, 2021

schedule 22:02 - 29 Prill, 2021

Këtë mbrëmje në “Log.” Me Endri Xhafon i ftuar është një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Arben Imami. Në pjesën e parë të emisionit, Imami ka listuar një sërë arsyesh që sipas tij e çuan PD-në drejt një humbjeje të thellë edhe pas tetë vitesh në opozitë.

Ndër arsyet, ai liston mungesën e përfaqësimit dhe mënyrën sesi u hartuan listat, performancën politike të PD-së pas vitit 2017 si dhe popullaritetin e liderit Lulzim Basha.

“Të gjithë presin që normalisht që pas 8 vitesh vjen në pushtet. Për fat të keq, shumë miq të mirë në PD, kanë menduar që Rama e ka tepruar…Mendimi është që qeverisje më të zeze Shqipëria nuk ka parë. Por, duhet që të japësh një alternative dhe kjo nuk u përgatit. Edhe pse ishin të motivuar, madje javët e fundit pata një lloj shprese që mund të kishte të paktën një rezultat të ngushtë. Sepse rezultati jo i ngushtë krijon shumë pikëpyetje për 4 vjeçarin tjetër.”

Imami thotë se sot në 2021, PD është thuajse në stadin që ishte në vitin 2017. Ai thotë se është shkelur statuti i partisë dhe se zgjedhjet e kandidatëve u bënë jashtë çdo rregulli e norme.

 “Një Déjà vu, u shkel statuti i partisë, zgjedhjet u bënë jashtë çdo rregulli. Arsyet pse janë përzgjedhur një pjesë e kandidatëve nuk janë politike. Nuk u respektua kriteri i përfaqësimit..  mos e mbaj veten si zotni të Shkodrës, sepse duhen edhe votat e Velipojës, Anës së Malit…Kur përzgjidhen njerëzit e duhur në forumet e përfaqësisë, dhe përfaqësojnë denjësisht popullin ka rezultat.”

Arben Imami duke folur për hartimin e listave thotë se procesi i konsultimit në anëtarësi ishte i mirë, por shton se nuk u respektua.

“Statuti, do kalojë në kryesi dhe Këshill Kombëtar dhe as kjo nuk u respektua. Pati me demek disa diferenca formale, nëse më parë u mbyll në dhomë dhe bëri një listë me laps, këtu u duk sikur filloi një proces i gjatë. Që duhej respektuar. Disa nga këta nuk janë votuar…Disa nga drejtuesit e rretheve u anonçuan pa u konsultuar nga këto mekanzima.”

Mbledhja e Këshillit Kombëtar sipas tij ishte thjesht formale, pa figurë dhe thjesht me zë, dhe më pas u dorëzua lista.

Ndërsa, duke u ndalur tek pika e radhës, tek performanca politike, Imami ndahet tek marrëveshja me Ramën dhe djegia e mandateve që më pas solli edhe ndryshime kushtetuese pa praninë e vetë PD-së në parlament.

“PD u fut në 2017 në parlament, jo vetëm e dërrmuar, por e shkallmuar nga pikëpamja nga fushata pro Ramës dhe kundër Metës…Tha që e gënjeu Rama. E humbe ikën. Hyri me një dobësi të madhe, të përgjithshme. Të gjithë mendonin se kjo parti u bë pothuajse një bisht i Edi Ramës. Për t’u shkëputur nga ky imazh, bëri një hap që e shkëputi nga imazhi, por e shkëputi edhe nga vendi ku bëhet politikë. Mospjesëmarrja nuk pati vetëm efektin politik. U miratuan ndryshime të rëndësishme në Kushtetutë me listën e Lul Bashës, që e paraqiti me mendjelehtësi e amatorizëm.”

Dhe po ashtu, sipas Arben Imamit, Lulzim Basha nuk ka pasur popullaritet më të madh sesa popullariteti i PD-së në përqindje. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!