Nga përdhunimi i rëndë te drogimi i gruas së tij/ Bashkëshorti i Gisele Pelicot shpallet fajtor për të gjitha akuzat

schedule10:41 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 10:41 - 19 Dhjetor, 2024

Gjykata e Avignon e shpalli fajtor bashkëshortin e 72-vjeçares Gisele Pelicot për përdhunim serial nën efektin e drogës, duke e dënuar me 20 vjet burg.

Të 51 të pandehurit u akuzuan për përdhunim serial, ndërsa njëri prej tyre, Nicolas Francois, i ndalohet gjithashtu të punojë me fëmijë për disa vjet.

Tridhjetë e dy prej të pandehurve nuk i është caktuar masa e paraburgimit, por pas dënimit janë dërguar menjëherë në burg.

Dënimet fillojnë nga katër vjet dhe shkojnë deri në 20 vjet që është dënimi maksimal për akuzën e rëndë të përdhunimit.

Që herët në mëngjes, qindra njerëz ishin mbledhur jashtë gjykatës së Avignon për të shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e tyre me Giselle Pelicot, duke mbajtur pankarta dhe duke brohoritur parulla kundër dhunës seksuale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!