Nga përdhunimet deri te grabitjet, arrestohet shqiptari në Greqi, mik i ngushtë i Eskos

schedule15:05 - 11 Tetor, 2022

schedule 15:05 - 11 Tetor, 2022

Autoritetet greke kanë arrestuar një 31-vjeçar me origjinë shqiptare, pjesëtar i bandës kriminale që drejtohej nga 33-vjeçari Esmin Ferhati (Esko).

Banda shqiptare u shkatërrua nga policia greke rreth tre javë më parë. Banda shqiptare vepronte në rezidencën studentore të Universitetit Politeknik në Zonën e Zografou në Atikë.

Lexo edhe: Esko, mafiozi shqiptar që bëri kërdinë në Athinë, të gjithë e kishin frikë

Ndërsa mediet greke e cilësojnë 31-vjeçarin si “bandit të fortë”.

31-vjeçari u arrestua mesditën e së hënës, 10 tetor. Krimet për të cilat akuzohet 31-vjeçari kanë gjenezën 10 vjet më parë. Ai akuzohet se ka kryer një sërë grabitjesh në 10-vjeçarin e fundit.

Gjithashtu ndaj tij rëndon akuza për përdhunim./abcnew.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!