Nga parandalimi i kortizonit te vitaminat, si mjekohen pacientët me Covid në vendet europiane

schedule08:15 - 20 Nëntor, 2020

schedule 08:15 - 20 Nëntor, 2020

Shifrat e të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri po rriten çdo ditë e më shumë. Por sa të rëndësishme janë mjekimet dhe çfarë medikamendesh përdoren në vendet europiane.

Në një lidhje me skype mjekët Albert Troci nga Italia dhe Aurora Dollenberg nga Gjermania kanë dhënë këshillat e tyre se si mjekohen pacientët e infektuar, duke marrë edhe shembuj konkret nga situata e përjetuar.

Nisemi nga diçka shumë bazale, kjo është një sëmundje virale dhe antibiotikët janë ata që merren të parët. Por në rast se kemi infeksion përdoret antibiotiku, ndërsa kortizoni është përfprur së fundmi por ul imunitetin tonë. Ka shumë pacient që nuk do të kenë asnjëherë nevojë për trajtim, por përdorimi i antibiotikëve është vlerë e shtuar. Në momentin kur situata nuk po përmirësohet mjeku e merr në kontroll këtu në Itali.

Unë një herë në 15 ditë marrë vitamina për të stimuluar sistemin imunitar. Kjo nuk është diçka e dëmshme, e rekomandojë në bazë të mundësive”, u shpreh mjeku Troci.

“Në fund të fundit linjat e terapisë anticovid janë të miratuara nga OBSH. Faktikisht ekzistojnë disa studime që janë bërë me ata që janë më pak të prekur dhe ata që janë më shumë të prekur. E njëta gjë ka ndodhur me grupin e gjakut. Pacientët me grup zero janë pak më të mbrojtur përsa i përket organizmit se sa grupet e tjera.

Nuk mund të jepet antibiotiku apo kortizoni pa këshillimin e mjekut. Kortizoni dobëson sistemin imunitar dhe duhet përdorur me kujdes”, tha Aurora Dollenberg. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!