Shqiptarët njihen si një nga popujt më amerikandashës e politikanët si gjithmonë janë në linjën e parë. Por ne kemi nevojë për prova. Agjenti i “Piranjave”, Altini pyeti një sërë politikanësh: Pro amerikanë apo anti-amerikanë?
Deputetja demokrate Jorida Tabaku thotë: “Do të flas për integrimin, besoj i përfshin të gjithë..”
https://youtu.be/r753qpo6__k
Kurse, djali i Aqif Rakipit i cili së fundmi është futur edhe në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, thotë se është pro-amerikan.
“Pro, normal që pro. Si të mos jemi, jemi në demokraci.”
Niko Peleshi nga ana tjetër thotë se shqiptarë anti-amerikanë nuk ka. Të njëjtën gjë donte të transmetonte edhe Enkelejd Alibeaj por bën një lapsus të vogël.
“Nuk ka shqiptar që të mos jetë anti-amerikan, të jesh i sigurt për këtë. Që në kohën e Wilson-it,” tha Alibeaj për mikrofonin e ABC. /abcnews.al/