Nga numri i paprecedentë i njerëzve të zhvendosur te temperaturat globale në rritje, 10 rekordet që u thyen në vitin 2023

schedule10:03 - 30 Dhjetor, 2023

schedule 10:03 - 30 Dhjetor, 2023

Nga numri i paprecedentë i njerëzve të zhvendosur deri te rekordet e dy maratonave të vitit dhe temperaturat e paprecedentë globale, këtu janë dhjetë rekordet që shënuan vitin 2023.

114 milionë të zhvendosur

Konfliktet në Ukrainë, Sudan, Myanmar, Republikën Demokratike të Kongos, kriza humanitare në Afganistan, Somali: kurrë më parë numri i njerëzve të zhvendosur në botë nuk ka qenë kaq i lartë, me 114 milionë deri në fund të shtatorit, sipas shifrave të fundit nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët.

Që atëherë, lufta midis Izraelit dhe Hamasit pas sulmit të paprecedentë të 7 tetorit ka zhvendosur 1.7 milionë njerëz të tjerë në Gaza, sipas OKB-së.

Temperaturat globale në rritje

Temperatura mesatare në sipërfaqen e planetit shënoi rekord në dhjetë muajt e parë të vitit, sipas Observatorit Europian të Kopernikut: nga janari në tetor, temperatura ishte mesatarisht 1.43 gradë Celsius më shumë se në periudhën 1850-1900. Viti 2023 pritet të jetë mesatarisht viti më i nxehtë.

India, vendi me popullsinë më të madhe

India ka lënë pas Kinën si vendin më të populluar, me më shumë se 1.425 miliardë njerëz, sipas OKB -së.

Popullsia e Kinës arriti kulmin në 1.426 miliardë në 2022 dhe që atëherë ka filluar të shënojë rënie ndërsa popullsia e Indisë vazhdon të rritet, sipas Departamentit të Kombeve të Bashkuara për Çështjet Ekonomike dhe Sociale.

Normat europiane të interesit kanë shënuar rekord

Për të zbutur inflacionin, Banka Qendrore Europiane rriti normat e saj bazë të interesit 10 herë radhazi, duke e çuar normën e saj kryesore këtë vit në një nivel rekord prej 4%, duke ndikuar në konsumin, investimet, strehimin dhe përfundimisht rritjen në eurozonë.

Etja për arin e zi nuk po shuhet

Kërkesa për naftë pritet të thyejë rekorde të reja në 2023 dhe më pas në 2024 në 102 deri në 103 milionë fuçi në ditë, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Etja për lëndë djegëse fosile mbetet shumë e madhe për të përmbushur objektivat klimatike, pavarësisht kërcimit “mbresëlënës” në energjinë e pastër,.

Gjobë e kripur për Facebook

Kompania mëmë e Facebook, Meta Group me bazë në SHBA, është gjobitur me një rekord prej 1.2 miliardë eurosh nga rregullatori irlandez, që vepron në emër të BE-së, për shkeljen e rregullave europiane për mbrojtjen e të dhënave personale. Rregullorja (RGPD) e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2018 është bërë një pikë referimi globale në këtë fushë.

Rekordi i dyfishtë i maratonës

Rekordet botërore në maratonë u thyen dy herë këtë vit: në meshkuj nga një 24-vjeçar praktikisht i panjohur kenian, Kelvin Kiptum (2 orë 35 sekonda) dhe në femra nga një fillestare 27-vjeçare etiopian, Tigst Assefa (2 orë 11 minuta e 53 sekonda).

Tenisti me më shumë tituj

Tenisti serb Novak Djokovic u bë tenisti me më shumë tituj i të gjitha kohërave në vitin 2023, duke fituar një titull të 23-të Grand Slam në Roland Garros në qershor dhe më pas një titull të 24-të të US Open në shtator, njësoj si tenistja legjendare australiane Margaret Court, i cili kishte fituar 24 tituj Grand Slam në vitet 1960 dhe 1970.

Freddie Mercury gjithmonë në krye

Një shitje në ankand prej 1,400 artikujsh që i përkisnin këngëtarit legjendar të Queen, Freddie Mercury në shtator arriti në 46.5 milionë euro, një rekord për një koleksion të tillë.

Pianoja, mbi të cilën ai kompozoi të gjitha hitet e tij, duke filluar nga “Bohemian Rhapsody”, u shit për 2 milionë euro.

Qeni më i vjetër në botë

Bobby, i cili u cilësua qeni më i vjetër në botë nga Guinness World Records në shkurt, ngordhi në moshën 31-vjeçare në tetor në një fshat të vogël në Portugali.

Raca Rafeiro, jetëgjatësia e së cilës nuk i kalon 14 vjet, jetonte i rrethuar nga macet.

Ndoshta ky ishte sekreti i jetëgjatësisë së tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!