Nga njëri divorc te tjetri, jeta e vështirë dhe fjalët e fundit të gruas që u hodh me fëmijën nga pallati

schedule14:15 - 26 Nëntor, 2021

schedule 14:15 - 26 Nëntor, 2021

Pamela Mërtiri 34-vjeçe që u hodh nga pallati së bashku me fëmijën 1-vjeç sot në Vlorë po kalonte momente të vështira pas divorcit nga bashkëshorti.

Fqinjët u shprehën për gazetarin e “ABC” Elton Nikaj se Pamela kishte gati 7 muaj që jetonte në Tiranë me nënën e saj, e cila gjithashtu ishte divorcuar vite më parë nga bashkëshorti, Viron Mërtiri, mjek i njohur në qytetin bregdetar, tashmë në pension.

Një banore në lagjen “Pavarësia” u shpreh se Pamela i kishte kërkuar nënës që të shkonte në Vlorë. Por sot në mesditë ishte larguar nga banesa. E ëma kishte dalë që ta kërkonte, e shqetësuar, pasi vajza prej disa javësh kishte shfaqur shenja depresioni.

Ishte vajzë shumë e mirë. Jetonin në Tiranë. Doli doktor Vironi në pension dhe ikën në Tiranë të gjithë. 7-8 muaj kishin që ishin ndarë. I kishte thënë të ëmës, dua të vete në Vlorë. Erdhën këtu, takova edhe unë të ëmën dhe më tha kam Pamelën sëmurë, ka kriza nervore.

I thashë merri ilaçe çupës dhe mos e lër vetëm. Sot erdhi më trokiti në derë, më tha e ke parë gjë Pamelën dhe djalin, jo i thashë edhe dola me vrap te hyrja nga ballkoni mos është hedhur se e mora me mend çfarë do bëjë. Kishte një muaj që kishte shfaqur probleme. Dje erdhën në Vlorë. Doktor Vironi po e kërkonte bashkë me të shoqen” thotë banorja.

Një tjetër banore tregoi momentin kur e gjeti pa shenja jete, pasi ishte hedhur nga pallati me fëmijën. “Ia mata pulsin, nuk dëgjohej, nuk më dha shenja, i hodha batanije, i hodha ujë.

Nuk e njihja, nuk e dija që ishte vajza e doktorit. Nuk e pashë kur u ngjit në pallat, vetëm zhurmën dëgjova. Edhe fëmijën nuk e pashë, vetëm atleten pashë. Unë mendova se mos e ndiqte ndonjë dhe se është hedhur me shpejtësi. Jemi shumë të tronditur”.

Pamela ishte farmaciste në Tiranë. Na ka tronditur shumë, mezi po flas. Babai është mjek në pension. Nuk dimë çfarë kishte” tha një tjetër banore./ Abcnews.al