Nga nisja gjatë natës deri te mbërritja në Kiev, si u realizua në fshehtësi udhëtimi i Biden

schedule15:34 - 20 Shkurt, 2023

schedule 15:34 - 20 Shkurt, 2023

Udhëtimi i presidentit amerikan Joe Biden në Kiev të hënën u bë në fshehtësi të plotë. Avioni presidencial Air Force One është nisur nga baza ajrore Andreës rreth orës 4:15 të mëngjesit, të dielën.

Gazetarëve që po udhëtonin me presidentin nuk u lejua që të mbanin celularët me vete. Në agjendën publike nuk u bënë të ditura detajet rreth udhëtimit ndërsa zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë u shprehën javën e shkuar se vizita në Ukrainë nuk ishte opsion.

Lexo edhe: Biden: Amerikanët dhe bota janë me Ukrainën

Të shtunën mbrëma, përpara se të nisjes, Biden darkoi me bashkëshorten e tij në Uashington dhe nuk u pa më në publik derisa mbërriti në Kiev të hënën.

Biden ka udhëtuar me një delegacion relativisht të vogël, duke përfshirë këshilluesin kombëtar Jake Sullivan, zëvendësdrejtuesen e stafit Jen O’Malley Dillon dhe ndihmësen e tij personale Annie Tomasini.

Lexo edhe: Vizita historike e Biden në Ukrainë, Zelensky: Faleminderit! Ju jemi mirënjohës

Presidenti ukrainas e ftoi fillimisht homologun e tij amerikan për të vizituar Kievin një vit më parë ndërsa forcat ruse po i afroheshin kufirit.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, ka konfirmuar se delegacioni presidencial ka njoftuar Rusinë për udhëtimin e Presidentit Biden në Kiev.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!