Nga Ngoo te Cobbinah, slogani bardheblu i derbit: Ky është qyteti ynë!

schedule11:31 - 27 Shkurt, 2020

schedule 11:31 - 27 Shkurt, 2020

Derbi rikthehet nesër. Tirana e Partizani janë gati të ndeshen mes tyre, ndërkohë që klubet si zakonisht publikojnë klipet për të ftuar tifozët në stadium. “Air Albania Stadium” pritet të jetë plot dhe Tirana ka zgjedhur sloganin: “Ky është qyteti ynë”.

Thirrja vjen nga lojtarët, me Michael Ngoo që flet i pari: “Të premten, ju presim!”. Sulmuesi flet shqip, ndërkohë që i lë radhën Ilion Likës dhe Idriz Bathës. “Të gjithë bashkë, për një qëllim!”, thonë portieri dhe mesfushori.

Më pas radha e të rinjve, Halili e Ccelhaka: “Me besimin që do ia dalim, për misionin final!”. Erando Karabeci mund të jetë kthyer në një zgjedhje të dytë, por thotë edhe ai fjalën e tij: “Të vazhdojmë me këtë ritëm!”.

Radha për Erjon Hoxhallarin, që shkurtimisht thotë: “Për ngjyrat bardheblu!”. Gentian Muça e tregon edhe njëherë që është një Fanatics, teksa rikthen në skenë një nga mesazhet e koreografive të ultrasve bardheblu. “Një kryeqytet, një kryeskuadër, një kryevepër!”.

Mbyllja për Winful Cobbinah, ganezin që riktheu fitoren në derbi pas gati gjashtë vitesh në kampin bardheblu. “Tirona”, është thirrja e heroit të Tiranës në përballjen e fundit me Partizanin, ndërkohë që nesër, prej orës 19:00, do jetë koha që të jepet gjithçka në fushë. Nga ai moment fjalët nuk do të kenë më vlerë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!